VIDEO: Kosovë e bukur por e pafat, goli i Rashicës nuk mjafton

Kosova luajti në transfertë përballë Malit të Zi, ndeshje e vlefshme për kaulifikueset e Euro 2021. “Dardanët” e nisën sfidën në mënyrë të shkëlqyer, duke rrezikuar disa herë portën kundështare dhe duke iu afruar shumë golit. Edhe pse rastet nuk munguan, goli mungonte, por deri në minutën e 25’, minutë ku Rashica do të shënonte. Pas një kombinimi të bukur nga e majta, topi shkon në këmbët e numrit 7, që përballë portierit, nuk gaboi dhe i dha avantazhin Kosovës.

Kosova do të vijonte të krijonte raste të bukura për të shënuar, por hapësirat që “Dardanët” gjetën në mbrojtjen kundërshtare, nuk u shfrytëzuan. Ndikoi dhe dëmtimi i yllit të skuadrës, Arbër Zeneli, që la fushën e lojës me barelë.

Mali i Zi arriti të barazojë në minutën e 69’, me anë të Mugosës. Ky gol do të vendoste dhe rezultatin final të sfidës, me skuadrat që ndanë nga një pikë. Në dy ndeshje këto kualifikuese, Kosova numëron 2 pikë. Në takimin tjetër në Grupin A, Çekia mposhti 2-1 Bullgarinë, duke marrë tri pikë të rëndësishme.

Kualifikuese, Euro 2021

Mali i Zi – Kosovë  1-1
Mugosa 69′ / Rashica 25’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *