Diego Maradona nuk ia doli dot për fare pak të kalonte Dorados Sinaloan në elitën e futbollit meksikan. Ekipi i argjentinasit kishte fituar ndeshjen e parë kundër Atletiko San Luis me rezultatin 1-0, ndërsa sfidën e kthimit e humbën me rezultatin 4-2, pas zhvillimit të 30 minutave shtesë.
Pavarësisht kësaj, Maradona ka zhvilluar një punë shumë të mirë, pasi e mori ekipin në vendet e fundit dhe e dërgoi një hap larg ngjitjes në kategori. Mosarritja e objektivit ka krijuar polemika në Meksikë kundrejt trajnerit.
Tifozët e Dorados nuk e kanë pritur mirë “dështimin” dhe kanë nisur të këndojnë kore ofenduese për Maradonën. Ky i fundit nuk është një tip, i cili duron shumë dhe kaq është dashur për të ”shpërthyer”.
I zemëruar për eliminimin dhe i acaruar nga fjalët që po i dëgjonin veshët, Maradona është bërë pjesë e një kontakti fizik me tifozët e tij. Legjenda argjentinase ka tentuat të sulmojë njërin prej tyre, por është bllokuar nga forcat e sigurisë. Diego ishte i pezulluar dhe e ndoqi takimin nga tribunat e stadiumit.
Maradona explotó por los cánticos contra él pic.twitter.com/QTk6MIOIzR
— AS (@diarioas) December 3, 2018