Kristiano Ronaldo është një nga ata lojtarë që ka lënë shenjë të përjetshme në historinë e futbollit dhe që njihet nga të gjitha brezat. Por përjashtim këtu bën roja i sigurimit në stadiumin “Allianz“ të Mynihut, atje ku Portugalia do të luajë ndeshjen e radhës kundër Gjermanisë.
Megjithëse Ronaldo nuk ka nevojë për prezantim, punonjësi i qendron shprehjes së njohur ‘kontrollo dhe beso’. Ai shkon nga pas yllit luzitan dhe i kërkon të shohë mjetin e tij të identifikimit për të shuar pasiguritë e tij dhe ta lejojë të kalojë në brendësi të stadiumit për të zhvilluar stërvitjen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
We stan a proper security guard ??
(via @ESPNFutbolArg) pic.twitter.com/eICh9YAnMG
— ESPN FC (@ESPNFC) June 16, 2021