VIDEO/ Itali që bind! Kualifikimi një detyrë e lehtë për “axurrët“, italianët marrin fitoren e 10 radhazi pa pësuar gol

0

Italia e Mançinit bind. Trajneri e ka bërë të ndihet dora e tij dhe “axurrët“ janë gati të shlyejnë tifozët për atë dështim për tu kualifikuar në Botërorin e kaluar. Kualifikimi nga grupet për në fazën me eliminim direkt ishte një detyrë e lehtë për italianët, që kanë siguruar një tjetër fitore 3-0, këtë herë kundër Zvicrës.

Lokateli është ylli i ri që po shkëlqen në qiellin e Europës, teksa me dy golat e tij mban peshën më të madhe të suksesit të sotëm të Italisë. I pari erdhi pas një kombinimi mjaft të bukur me Berardin, ndërsa në golin e dytë do të befasonte portierin kundërshtar me një gjuajtje të kalibruar mirë nga distanca. Ndërkohë ishte Imobile ai që përshëndeti rrjetën për të tretën herë në minutën e 89.

Kjo ishte fitorja e 10 radhazi për “axurrët“ pa pësuar gol. Mbrojtja historikisht ka qenë pika kryesore e Kombëtares italiane dhe vazhdon të mbetet e tillë edhe në këtë kompeticion, ku ende nuk ka arritur të thyhet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.