Skënderbeu u përpoq me të gjitha mënyrat të fitonte me Laçin, por nuk ia arriti dot. Kur ndeshja ishte 1-0 për kurbinasit, në minutën e 36-të, korçarët pretenduan për një penallti. Gripshi fillimisht dhe më pas edhe Dita e të tjerët iu drejtuan Juxhin Xhajës.
Gjithsesi arbitri i FIFA-s mendoi ndryshe dhe nuk akordoi penallti. Trajneri Orges Shehi, pas ndeshjes u shpreh se nuk i komentin vendimet e gjyqtarëve. Mbrojtësi Eglentin Gjoni dha versionin e tij, teksa në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u shpreh se i ka rënë dora.
“Rasti i penalltisë? Tani që e shikoj topi ka rënë në dorë, por është në pozicion natyral. Nuk është e hapur. Më ka rënë në dorë, kaq”. Video flet qartë dhe specialistët e fushës mund të japin një gjykim të drejtë mbi vendimin e Xhajës.