VIDEO | Konferenca e veçantë e Tuhel: Po më telefonon mamaja

Kur je në konferencë të shtypit është mëse normale që të jesh i fokusuar tek gazetarët dhe askund tjetër. Sigurisht, ka dhe përjashtime, kur mund të kesh ndonjë problem familjar, ose kur të telefonon mamaja.

Trajneri i PSG-së, Tomas Thel ishte para gazetarëve pas ndeshjes me Liverpulin, ndonëse i mërzitur për humbjen, në një moment të caktuar numri një i stolit të francezve ka parë që telefoni i tij po binte.

Sapo ka parë emrin e nënës së tij, nuk ka nguruar që të ndërpresë gazetarin dhe t’i tregonte atij se po e telefononte mamaja. Një moment që është shoqëruar me të qeshura në sallë, por duket se kur bëhet fjala për mamanë Tuhel nuk mund ta mbyllë telefonin apo të shtyjë bisedën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *