Liverpuli mori një fitore “in extremis” pasditen e sotme në derbin ndaj Evertonit, teksa Divok Origi i dha triumfin “The Reds”, pas gafës së Xhordan Pikford. Festa ishte e pabesueshme për gjithë stadiumin, por më i veçanti si gjithmonë ishte Jurgen Klop.
Trajneri i Liverpulit, vrapoi si i çmendur deri në mesin e fushës, për të përqafuar portierin Alison dhe për të festuar me të golin e shënuar. Ndoshta mund të ketë dhe ndonjë masë për gjestin e bërë, por e rëndësishme për Klop është që derbi u vesh i kuq dhe diferenca me Sitin mbeti në dy pikë.