VIDEO/ Kërcimi i fundit! Rivali vendoset “në gjumë” para 94.000 tifozëve, Tyson Fury e mund me KNOCK-OUT dhe njofton mbylljen e karrierës

Tyson Fury mbrojti titullin e tij të peshave të rënda ËBC pasi mposhti sfiduesin Dillian Ëhyte me nokaut në raundin e gjashtë. Në një spektakël para 94.000 tifozëve në Ëembley, Fury mbrojti në mënyrë dominuese titullin e peshës së rëndë më të mirë në botë sipas versionit ËBC. Ëhyte u trondit në raundin e pestë. Fury ishte gjithnjë e më i rrezikshëm, ndërsa kundërshtari nuk kishte përgjigjen e duhur për boksin e treguar nga kampioni.

Dhe më pas në raundin e gjashtë një spektakël i vërtetë. Fury goditi Ëhyte dhe ky i fundit u vendos në gjumë, duke nisur të zvarritej në tokë. Kjo ishte fitorja e tij e 32-të në karrierë në të cilën ka një barazim. Në fund Tyson Fury paralajmëroi edhe mbylljen e karrierës: “Me shumë mundësi, kjo ishte ndeshja ime e fundit”, tha Fury që tani ka vendosur që t’i përkushtohet familjes dhe ta mbyll me boksin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online