Strakosha stërvitet në palestër dhe rrezikon sfidën me Milanin, zgjedhja e Sarrit është në dorën e portierit shqiptar

Lacio luan sot në mbrëmje një sfidë mjaft të vështirë si ajo ndaj Milanit. Kuqezinjtë kanë humbur vendin e parë dhe një rezultat negativ me bardhekaltrit është një hap i hedhur mbrapa në rrugën drejt titullit kampion. Sigurisht që në ndeshje të tilla çdo lojtar dëshiron të jetë në fushë dhe këtu nuk bën përjashtim as Tomas Strakosha.

Megjithatë gjendja e tij fizike bën të rrezikojë përballjen me kuqezinjtë. Portieri shqiptar e ka përfunduar seancën e djeshme stërvitore në palestër, ndërsa në krahun tjetër Reina është rikthyer në dispozicion të Sarrit. Por trajneri italian do të presë edhe mëngjesin e sotëm, ku në bazë të gjendjes së Strakoshës do të bëjë zgjedhjen  e tij për portën e Lacios./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online