Kastrioti ia ka dalë të fitojë edhe me Luftëtarin dhe mbijetesa është një mision i mundur. Krutanët triumfuan falë një goli të shënuar nga Herald Marku me penallti, ndërkohë që duhet përmendur se terreni i rrëshqitshëm ua vështirësoi lojën të dyja skuadrave.
Nuk është se pati raste të shumta, por kishte duel për çdo top në fushën e blertë. Me këtë lloj loje ishin krutanët ata që ia dolën të gëzojnë në fund, edhe pse Luftëtari në disa momente mund t’i kishte penalizuar. Rastet e rrezikshme erdhën nga goditjet standarde, por nuk u shfrytëzuan nga futbollistët bluzi. Në shtesë pati edhe një gol të anuluar për Luftëtarin, për të cilin miqtë protestuan.
Kështu, Gara për mbijetesë është krejtësisht e hapur, pasi tre skuadra luftojnë mes tyre dhe diferenca është shumë e vogël. Skuadra e drejtuar nga Bledar Devolli ka vetëm tre pikë më pak se Tirana dhe katër më pak se Luftëtari. Me këta të fundit krutanët kanë favorin e ndeshjeve direkte, pasi i kanë mundur tre herë këtë sezon.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 28
E mërkurë, më 10 prill 2019, ora 15:30
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë
KASTRIOTI-LUFTËTARI 1-0
Shënues: H. Marku 26′ (pen.)
EPISODET
GOLI i ANULUAR
75′ – Çekrezi shpëton krutanët. Dalja e tij ishte vendimtare, duke ndalur Maldin Ymerajn. GJuajtja e mesfushorit ishte e fortë, por këndi ishte i vështirë për të.
72′ – Rapo provon të majtën e tij brenda zonës. Topi i larguar nga Bojom shkoi te mesfushori i bluzinjve, i cili goditi dhe gjeti rrjetën e jashtme.
66′ – Julian Shehu, i ndodhur brenda zonës së Luftëtarit, gjuan fort dhe topi shkon ngjitur me shtyllën pingule. Rrjetë e jashte, që shoqërohet me brohërima të tifozëve.
61′ – Krosim në zonën e Kastriotit, Donaldo Açka me kokë e devijon topin që shkon jashtë kuadratit. Portieri Çekrezi doli gabim dhe krutanët mund ta pësonin.
55′ – Gjirokastritët bëjnë zëvendësimin e parë, Maldin Ymeraj futet në fushë në vend të Aldrit Oshafit.
48′ – Roxher gjuan nga distanca, portieri Ruçi zgjatet dhe e ndal topin të shkojë në rrjetë. Më pas edhe e kontrollon, duke larguar çdo rrezik.
Po luhet pjesa e dytë…
36′ – Oshafi shfrenon fantazinë, gjuan nga rreth 30 metra. Topi shkon shumë larg kuadratit të mbrojtur nga portieri Çekrezi.
PENALLTIA E REALIZUAR NGA HERALD MARKU
24′ – Ruçi ndal Roxher në mënyrë të gabuar dhe arbitri Enea Jorgji tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Herald Marku, 2 minuta më pas godet dhe kalon në epërsi Kastriotin.
23′ – Goditje dënimi për krutanët, topi parakalon gjithë pasqyrën e portës. Bojom mundohet ta devijojë, por pa sukses.
7′ – Mërgim Neziri, në hyrje të zonë gjuan fort dhe portieri Çekrezi e kontrolloi topin në dy kohë. Kundërsulm i krutanëve, me Ndrecën që provoi të majtën e tij. Topi shkoi mbi tra
Kastrioti: Çekrezi, Husein (Selmani 90′), Bojom (Marku 75′), Çela, Ndreca, Shehu, H. Marku, Okebugu, Bardhi, Kalaja (Neziri 92′), Roxher. Trajner: Bledar Devolli
Luftëtari: Ruçi, Demo, Rapa, Koconis, Neziri, Açka, Aleksi, Rapo (Hyseni 83′), Oshafi (Ymeraj 55′), Fili (Varden 69′), Dunga. Trajner: Julian Ahmataj
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ermal Barushi, Emigers Gançi, Ergin Doda. Gjyqtarë linje: Klajdi Kola, Orlando Kuka
Delegat: Lysien Nurishmi, Millan Baçi; Vëzhgues: Mikel Shestani
Kartonë të verdhë: Okebugu 38′, Shehu 84′ / Ruçi 24′