VIDEO | Kastrioti do pikë, në Vlorë pa “heroin” e së dielës

0

Kastrioti mori një pikë kundër Laçit. Krutanët e panë veten në disavantazh, por arritën të barazonin përmes mesfushorit Julian Shehu. I riu realizoi një gol mjaft të bukur ndaj kurbinasve, por trajneri Bledar Devolli duhet t’i gjejë zëvendësuesin për javën e ardhshme.

Mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Laçit dhe për të ishte i teti, ndaj i duhet të shlyejë pezullimin. Kështu në transfertën me Flamurtarin në Vlorë ai nuk mund të luajë. Devolli tashmë po mendon kë të aktivizojë nga fillimi.

Kastrioti, pas 23 javësh kampionat renditet në vendin e parafundit dhe synon të parakalojë Luftëtarin, që ka pesë pikë më shumë. Për këtë arsye objektivi është që ta marrin pikë në Vlorë. Ecuria e krutanëve gjatë këtij viti është mjaft e mirë, pasi në pesë ndeshje ka grumbulluar 10 pikë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.