VIDEO | Karton i kuq dhe lot, ditë “jo” për Keidi Baren

Mesfushori i Malagës, Keidi Bare, është ndëshkuar me karton të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme të bërë të takimin e sotëm ndaj Real Oviedos.

Në minutën e 29-të të takimit futbollisti shqiptar ngre këmbën në nivel me fytyrën e një prej lojtarëve të ekipit kundërshtar. Arbitri nuk hezitoi ti tregonte kartonin e kuq, pavarësisht lutjeve të Bares, i cili i thoshte se nuk kishte arritur ta shikonte lojtarin në momentin që ngriti këmbën.

Gjatë momentit të daljes nga fusha 21-vjeçari nuk arriti të përmbante dot lotët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *