Patris Evra la Mançester Junajtidin pas tetë sezonesh për t’u transferuar te Juventusi. Ishte vera e vitit 2014 dhe mbrojtësi i majtë francez qëndroi tre sezone në Torino.
37-vjeçari ka mbetur i lidhur me ngjyrat bardhezi dhe ka vendosur t’i japë pak moral dhe entuziazëm tifozëve. Evra ka postuar një video në faqen e tij në “Instagram”, aty ku zbulon ndjesinë e tij pozitive që Juventusi do arrijë të përmbysë rezultatin 2-0, duke u kualifikuar përballë Atleikos së Madridit.
“Unë do të jem i pranishëm sonte, me zemër dhe pozitivitet. Qetësisht dhe pozitivisht. Ata që nuk besojnë, nuk luajnë. Tifozi që thotë ‘por’, mos ta shohë ndeshjen, le të ulet për të fjetur herët. E di që është një ndeshje shumë e vështirë, pasi Atletiko është një skuadër e madhe. Nesër (sonte) luhet për Zonjën e Vjetër. Ju lutem, unë besoj. Forca Juventus deri në fund. Ju dua shumë dhe kam shumë dëshirë të jem në stadium. Vetëm pozitivitet, le ta marrim këtë fitore”, përfundon Patris Evra.
Altro che #GetReady o altri filmatini impostati e scritti da qualche social media manager. Questi sono i messaggi veri e sentiti che vuoi sentire prima di provare a fare un’impresa #FinoAllaFine pic.twitter.com/dez7KqiOxF
— Matteo Caronni (@MCaronni) March 11, 2019