Eliminimi nga Champions-i duket se ka lënë pasoja të mëdha te skuadra e Atletiko Madrid. Skuadra e Diego Simeones u mund me rezultatin 2 – 0 nga në transfertën ndaj baskëve të Atletik Bilbaos.
Ndeshja ishte e ngjashme me disfatën e pësuar në mesjavë në Torino. I vetmi rast i rrezikshëm i krijuar nga Atletiko ishte njw goditje nga distanca e ganezit Partei, ndërsa vendasit dominuan përgjatë 90 minutave, duke vënë disa herë në vështirësi Oblak.
Autorët e golave këtë takim ishin dy baskë të natyralizuar Injaki Uilliams dhe Kenan Kodro, njëri liberian e tjetri boshnjak, por të lindur e të rritur në provicën baske.
Atletiko Bilbao 2 – 0 Atletiko Madrid
Shënues: Uilliams 73’, Kodro 85’
Standings provided by Sofascore LiveScore