Atalanta e mbylli vitin 2018 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar përballë Sasuolos në transfertë me rezultatin 2-6. Djemtë e Gasperinit renditën në vendin e tetë me 28 pikë, katër më pak se Lacion e vendit të katërt.
Ekipi ku aktivizohen dhe Etrit Berisha me Berat Gjimshitin është sulmi më i mirë në kampionat me një gol më shumë të shënuar se Juventusi, ndërsa kualifikimi në Champions është ëndrra e madhe e ekipit bergamask.
Kapiteni Papu Gomez po shijon pushimet me familjen e tij, ndërsa ka postuar në rrjetet sociale një video zbavitëse. Ai shihet duke u zbavitur me nje top futbolli me gruan e tij, Linda Raf. Kjo e fundit duke se zotëron një teknikë të mirë, sidomos në goditjet me kokë.
Diçka e tillë është vlerësuar nga kapiteni argjentinas i Atalantës, i cili ka komentuar në videon e postuar: “Je më e mirë se shumë të tjerë.”