Real Sociedadi kishte një mundësi shumë të mirë që të avanconte në fazën tjetër të Kupës së Spanjës, pasi në ndeshjen e parë në transfertë përballë Real Betis, kishin marrë një barazim pa gola.
Edhe pse në shtëpi, ndeshja e kthimit ishte një katastrofë për Sociedadin, pasi nuk arritën të fitonin dhe barazuan 2-2, duke u eliminuar nga Kupa. Adnan Januzaj luajti titullar në këtë sfidë, edhe pse iu deshën shumë minuta që të gjente ritmin e ndeshjes.
Disa prekje të gabuara dhe disa humbje topi nga mesfushori me origjinë shqiptarë bënë që të mos ishte i qetë, duke u ndëshkuar edhe me të verdhë në minutën e 29’. Gjithsesi, Januzaj mori frenat e lojës me kalimin e minutave dhe çdo aksion i rrezikshëm kalonte në këmbët e tij. Në minutën e 62’, futbollisti i Belgjikës asistoi golin e dytë për Sociedadin, që mund të ishte vendimtar në kualifikim, por Betis barazoi 8 minuta më vonë, për të vendosur rezultatin final, 2-2.
Kupa e Spanjës
Real Sociedad – Real Betis 2-2
Zubeldia 40’, MErino 62’ / Kanales 37’, Loren 70’