Merkato e Luftëtarit, një “firo” në horizont

Luftëtari afroi së fundmi mbrojtësin Mërgim Neziri, ndërkohë që po kërkohen edhe të tjerë lojtarë të cilët do të përforcojnë grupin e lojtarëve të drejtuar nga trajneri Gentian Mezani. Drejtuesit po punojnë për afrimin e dy sulmuesve, por mund të ketë edhe largime.

Nga Mali i Zi vjen lajmi se Balsa Radoviç po mendon largimin nga gjirokastritët. “Cg-fudbal” raporton se anësori i sulmit bluzi mund të ikë në rast se problemet financiare në klubin gjirokastrite nuk do të zgjidhen së shpejti.

Radoviç ishte një nga të afruarit e verës. Në të shkuarën ai është aktivizuar në Superiore me Flamurtarin. Futbollisti 28-vjeçar i aktivizua me gjirokastritët në 12 ndeshje, tetë prej tyre i nisi si titullar. Tashmë ai po pret reagimin e drejtuesve të Luftëtarit për të vendosur të ardhmen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online