VIDEO | “Ja pra, krisma nuk ka pasur!”, reagimi epik i Skënderbeut

Skënderbeu ka dalë me një tjetër reagim dhe këtë herë e ka me Policinë e Shtetit. Korçarët janë shumë origjinalë, teksa në faqen zyrtare në “Facebook” shkruajnë: “Reagim qesharak i policisë! Ja pra krisma nuk ka pasur… Kurse Dhunuesi kërkon prova nga i dhunuari. Ndodh edhe kjo”.

Reagimi shoqërohet edhe me një video, kur përfshihen sekuenca të filmit të njohur “Lulëkuqet mbi mur”. E gjithë kjo situatë është krijuar pas një incidenti të ndodhur para ndeshjes Kastrioti-Skënderbeu. Korçarët pretendojnë se disa prej lojtarëve të tyre janë dhunuar.

ÇAFRË THA VANGJELI – “Na kthyen shumë mbrapa, duke bërë presion nga të gjitha anët, me tifozë duke pritur ekipin, duke gjuajtur me grushte deri te dhomat e zhveshjes. Disa persona, 25 deri në 30 veta, ndodheshin ata dhe bërtisnin sikur kishim toleruar ndaj Luftëtarit. Goditen me grushte lojtarët që ishin në fillim, më pas edhe mua që isha nga fundi. Më gjuajtën 6-7 veta, madje edhe me dru. Nuk kam parë diçka të tillë në jetën time dhe shpresoj të mos i ndodhë asnjë ekipi e lojtari”, tregon Vangjeli në “Vizion Plus”.

Mbrojtësi i djathtë tregon se aty ka qenë një polic i vetëm, që nuk kishte se çfarë bënte përballe një turme të tërbuar. “Ka ndërhyrë një polic, por nuk mund të bënte asgjë. Ishin shumë vetë”, vijon rrëfimin e tij korçar”.

Problemi më i madh është se nuk ka asnjë video që të faktojë atë që thotë Vangjeli. “Është e papranueshme të luash në ato terrene, kemi pasur edhe presionin tjetër që na kanë detyruar për të luajtur. Ndryshe do dënoheshim. Që të provohet se ka diçka ka ndodhur aty duhet të ishin gjysma e lojtarëve me kafka të hapura”, përfundon Vangjeli deklaratën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online