VIDEO/ Ish-lojtari i Skënderbeut tund rrjetën për herë të parë, një gol në minutat e fundit i heq fitoren

Sibeniku ka barazuar ditën e sotme në shifrat 1-1 kundër Goricës. Protagonist në këtë takim ka qenë edhe një futbollist shqiptar. Sahiti ka shënuar emrin e tij në listën e golashënuesëve, por këtë herë jo Emiri që jemi mësuar të shohin gjithnjë këtë sezon. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Skënderbeut, Suad Sahitin, i cili tund rrjetën për herë të parë me klubin e ri.

Lojtari 26-vjeçar është bashkuar me Sibenikun vetëm pak muaj më parë, ndërsa sot ka shijuar për herë të parë golin. Sahiti zhbllokoi shifrat në minutën e 40 të takimit, por Gorica është kundërpërgjigjur në fund të ndeshjes. Një gol në minutën e 88 nga Delfi i ka hequr fitoren nga duart Sibenikut, që duhet të mjaftohet me vetëm një pikë në këtë përballje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online