VIDEO | Interi akoma me pushime, Lacio e mposht në “San Siro”

Interi është mposhtur brenda në “San Siro” nga Lacio me shifrat 0-1, me zikaltrit që duket se ende nuk e kanë marrë veten nga pushimet për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. Ishte një gol i Milinkoviç-Saviç që vendosi takimin, duke i dhënë tri pikë me shumë vlerë kryeqytetasve.

Sfida nisi e vrullshme që në fillim, me Interin që kërcënoi fillimisht me anë të Perishiç, por kroati nuk arriti të finalizonte. Në minutën e 13-të, Lacio gjeti avantazhin në zbritjen e parë të rrezikshme, me Milinkoviç-Saviç, i cili shënoi me kokë.

Pavarësisht rasteve të krijuara në minutat e mbetura të pjesës së parë, ekipet iu drejtuan dhomave të zhveshjes me rezultatin 0-1 në favor të bardhekaltërve. Në fraksionin e dytë, Interi kontrolloi lojën duke dominuar, por pa mundur të ndryshonte diçka, me sfidën që u mbyll me rezultatin 0-1.

Tashmë, lufta për një vend në Champions, është bërë akoma dhe më e luftuar, me Interin e Milanin që ndiqen nga Lacio, Atalanta e Roma.

Serie A

Inter – Lacio 0-1
Shënues:
Milinkoviç-Saviç 13’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *