Inter-Milan ka dhuruar një mbrëmje spektakolare për të gjithë tifozët e futbollit, teksa në këtë përballje u rezervua gjithçka. Gola, tensione, grintë, spektakël, madje edhe çudira. Një episod i rrallë ka ndodhur përgjatë Derbit të Madoninës, ku zëvendësohet edhe… arbitri kryesor. Në minutën e 75 të takimit, Paolo Valeri është drejtuar nga vijat kufizuese për të lënë fushën e lojës.
Gjyqtari italian ndjeu një lëndim në këmbën e tij të majtë dhe e kishte të pamundur të vijonte të ndante drejtësinë. Për këtë arye Viali i ka dorëzuar bilbilin Daniele Chiffi-t, që arbitroi këtë supersfidë deri në përfundimin e saj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
This #DerbyMilano is on another level.
Now referee Valeri is being replaced due to injury ?#InterMilan pic.twitter.com/bTJB8MHu5D
— Sacha Pisani (@Sachk0) January 26, 2021