VIDEO/ Një derbi që i pati të gjitha, kryevepra e “të padëshiruarit” të Kontes eliminon Milanin në frymën e fundit

Është mbyllur me dramë superderbi i Milanos. Një përballje kjo që sot dhuroi gjithçka në fushën e lojës. Ibrahimoviç tundi rrjetën i pari në minutën e 31-të për t’i falur avantazhin e përkohshëm skuadrës së tij. Megjithatë lojtari suedez do të tërhiqte më tepër vëmendjen me sherrin ndaj Lukakut, që degjeneroi në ofendime banale e që solli një karton të verdhë për të dy futbollistët.

Një karton ky që do i kushtonte shumë Ibras, i cili në minutën e 58 do të linte “djajtë” me një lojtar më pak për shkak se do të ndëshkohej sërish nga arbitri Valeri. Barazimi vjen pikërisht nga Romelu Lukaku, që nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë.

Por një derbi luhet gjithnjë deri në sekondën dhe kështu ndodhi edhe këtë herë. Kur po kronometrohej minuta e 7 shtesë, Eriksen dhuron një kryevepër nga goditja e dënimit. Ishte “i padëshiruari” i Kontes ai që eliminon Milanin në frymën e fundit të ndeshjes, duke marrë rolin e heroit në këtë derbi të nxehtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online