Njohje e vjetër edhe për Tefik Osmanin, Tirana e gjen trajnerin e ri duke kërkuar modelin Skënderbeu

Që në momentin kur Tirana doli kampion gjatë sezonit të shkuar me Arbi Laçin si drejtor sportiv dhe Egbon si trajner, ideja ishte e qartë sesi do të vazhdohej me projektin për të ardhmen. Ajo që kërkohet ishte vazhdimi në rrugën e Skënderbeut që shihet si një model suksesi për faktin që dominoi për vite me radhë në futbollin shqiptar, por edhe për arritjet në Europë.

Gjithsesi ky projekt nuk vazhdoi gjatë pas largimeve të Laçit dhe Egbos. Tirana kërkon që ta vendos sërish në jetë pasi do të ketë dy figura të njohura të Skënderbeut të viteve të arta, megjithëse në këtë pikë duhet të presim ende për zyrtarizimin.

“Supersport” ka raportuar se është arritur marrëveshja mes Orges Shehit dhe drejtuesëve të bardhebluve, ndërsa ajo që mungon është vetëm prezantimi zyrtar i 43-vjeçarit durrsak. Një njohje e vjetër për Tefik Osmanin, me dy figurat e njohura të Skënderbeut që tanimë kërkojnë të kthejnë Tiranën sërish në kryesim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online