Fundjava që lamë pas ishte fundjava e Pashkëve dhe një ndër vendet që i feston më së shumti është Bullgaria. Si për të nderuar festën e Pashkëve, në vendin ballkanas kanë menduar diçka mjaft të veçantë për sa i përket futbollit.
Në ndeshjet e kampionatit, kapitenët e dy ekipeve nuk zgjidhnin nga një monedhë, por kishin nga një vezë secili dhe ai që i thyente vezën tjetrit zgjidhte portën ose topin.
Një ide mjaft speciale dhe e veçantë. Pamjet që ju kemi sjellë më poshtë janë përpara se të niste takimi i djeshëm mes Botevit dhe CSKA-së së Sofies.