VIDEO | I mjaftojnë 10 minuta, Abazaj debuton me gol në Kroaci

Kristal Abazaj u transferua në verë nga Skënderbeu te gjiganti belg i Anderlehtit, por minutat munguan për ish-sulmuesin e Shpresave. Si pasojë, klubi belg vendosi ta huazojë 21-vjeçari te skuadra kroate e Osijekut gjatë merkatos së janarit.

Sot, Abazaj ka debutuar me fanellën e skuadrës kroate, në takimin e vlefshëm për kampionat kundër Istra 1961. Në minutën e 57’, Abazaj u aktivizua në vend të Boban dhe vetëm 10 minuta më pas, arriti të gjejë rrjetën. Goli i sulmuesit shqiptar zhbllokoi sfidën dhe i dha avantazhin skuadrës së tij, duke rezultuar shumë deçiziv. Deri në fund të sfidës, nuk pati më ndryshim rezultati dhe goli i Abazajt i dha tri pikët skuadrës së tij.

Osijek – Istra 1961   1-0
Shënues: Abazaj 68′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *