VIDEO/ I dhuroi fanellën e Partizanit me ironi, Meridian Ramcaj krenohet me bastin e dalë: Do ta kthej me firmat e lojtarëve të Vllaznisë

Një fanellë e Partizanit në mbrëmjen e së hënës mbërriti në studion e “Procesit Sportiv” për Meridian Ramcaj, tifoz i flakët i Vllaznisë. Por Meridiani zgjodhi që të guxonte duke vendosur një bast publik në studio. “Do ta kthej të firmosur nga lojtarët e Vllaznisë dhe me të madhe do të ketë golin e Liridon Latifit, golin e diferencës”.

Kështu edhe në fakt do të rezultonte panorama e ndeshjes, teksa Vllaznia u kualifikua në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit. Megjithëse nuk arriti të shënonte në 90 minutat e lojës dhe ato shtesë, Latifi ishte lojtari i fundit që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë duke i dhënë festën shkodranëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *