FSHF mbështet Kombëtaren e Afganistanit, aktiviteti që u zhvillua sot në Lezhë

Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi një aktivitet me temë “Together for football” sot në Lezhë së bashku me drejtuesit e Federatës Afgane të Futbollit dhe Kombëtaren e vajzave afgane të futbollit. Të pranishëm në eventin e zhvilluar në ambientet e Akademisë së Shënkollit së bashku me delegacionin afgan ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, futbolllistet e Kombëtares shqiptare të femrave, Megi Doçi, Luçije Gjini e Esi Lufo si edhe përfaqësues të FSHF-së. Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti Duka shprehu gatishmërinë e FSHF-së për të mbështetur Federatën Afgane dhe ekipin e vajzave në mënyrë që të ndihen sa më mirë në Shqipëri, duke u krijuar kushtet e duhura për të luajtur futboll.

“Unë do të isha më i lumtur nëse do të vizitoja vajzat dhe federatën afgane në Afganistan në kushte normale, sepse jam i bindur që nuk janë shumë të lumtura që janë larguar nga vendlindja e tyre për arsye të ndryshme politike apo të konfliktit që po ndodh atje. Gjithsesi në këto kushte jemi takuar edhe para miqësores me Gjeorgjinë, vajzat afgane kanë vizituar ambientet e Shtëpisë së Futbollit bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Afgane, Fazil Mohammad Shahab dhe një pjesë të stafit.

Tani jemi këtu për të bërë atë çfarë mund të bëjmë konkretisht në këto kushte për të ndihmuar vajzat që të mos shkëputen nga stërvitja, të mos shkëputen nga futbolli. Jemi këtu për të konkretizuar këtë bashkëpunim, për të nisur stërvitjen dhe për të garantuar të gjthë bazën materiale që do t’u duhet vajzve për të ushtruar sportin e tyre në Lezhë, ku janë akomoduar.

Do t’i furnizojmë me bazë materiale, do t’i sigurojmë fushat për stërvitje dhe gjithçka që do të nevojitet. Por nuk është kjo më e rëndësishmja. Ne jemi këtu për t’iu dhënë mesazhin se ne jemi bashkë dhe në çdo gjë që të kemi mundësi apo çdo vështirësi do ta kalojmë bashkë dhe të lehtësojmë sa më shumë momentet e vështira që keni kaluar. Do t’ju shpreh edhe një herë gatishmërinë e FSHF-së, edhe të ekipeve, futbollisteve shqiptare për të bashkëpunuar, qoftë edhe për të bërë ndeshje miqësore.

Futbolli vërtetë është një lojë, por është më shumë se një lojë sepse na ndihmon që të jemi më shumë bashkë. Kështu është edhe slogani ‘Together for football’, por ne nëpërmjet futbollit jemi bashkë edhe në jetën tonë dhe kjo është e bukura që na dhuron kjo lojë dhe ky është motivi për të cilin shumë vajza të tjera nga të gjitha vendet e botës duhet t’i bashkohen lojës tonë, jo vetëm për lojë, por më shumë se sa vetëm lojë. Ju premtoj që në çdo moment FSHF do të jetë e gatshme për çdo gjë që do t’ju nevojitet”, – tha Presidenti Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online