“Nuk ka ndonjë dëshirë të madhe për të folur këtu”, Olsi Rama pas eliminimit nga Vllaznia: Kupa është trofe i mallkuar për Partizanin

Olsi Rama ka folur sa i përket gjysmëfinales së humbur ndaj Vllaznisë me ruletën ruse. Drejtori sportiv ka uruar shkodranët për suksesin e arritur, por nuk ngurron që të shprehet se ky kompeticion nuk është kurrë qëllimi i Partizanit në nisje të sezonit, pavarësisht sesi kishte mbërritur tani situata.

“Këto janë ato momentet ku asnjë drejtues nuk ka ndonjë dëshirë të madhe të flasë. Por detyrimet ndaj shtypit dhe opinionit na detyrojnë të dalim këtu. Në radhë të parë urime Vllaznisë. Pas këtyre 120 minutave mendoj se e meritoi të dilte në finale. Ne u përpoqëm të bënim atë që duhej të bënim, por nuk ia dolëm mbanë.

Prisja më shumë tifozë në Shkodër, në një ditë të bukur si kjo e sotmja. Shpresoj që në ndeshjet e tjera t’i kemi edhe më entuziastë dhe më të bukura.  Kupa është një trofe që ka qenë pak i mallkuar për Partizanin në vitet e fundit. Nuk është prioriteti i Partizanit kur fillon një sezon, por është një trofe dhe mundohemi t’i japim rëndësinë e duhur gjithmonë. Arritëm në gjysmëfinale dhe shpresojmë që vitin tjetër të bëjmë më mirë në Kupë”, tha Olsi Rama. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online