Quhet Klaas-Jan Huntelar, është 35 vjeç dhe prej 2 dekadash ka vetëm një detyrë: të shënojë gola. E bën mirë, shumë mirë. Aq mirë, saqë luan ende rregullisht tek Ajaksi i tij, aty ku tashmë thyen edhe rekorde.
Sot Ajaksi mund 6-2 Ekselsiorin dhe ka mbrojtur kreun e fituar më në fund javën e shkuar, ndërsa më i miri në fushë ishte pikërisht Huntelar.
Tre gola, asnjë futbollist në kampionatin holandez nuk kishte shënuar në një ndeshje në moshën e tij, 35 vjeç e 244 ditë!
Janë 340 golat në karrierë për Huntelar, shifra të jashtëzakonshme, që ndoshta trembin edhe Juventusin, edhe pse Huntelar rrallë luan dy ndeshje rresht titullar, kur luhet çdo 3-4 ditë.