VIDEO/ Humbi penalltinë ndaj Realit, por ndjen sërish ngrohtësinë e tifozëve! Bernardo Silva dërgon Sitin në finale

Bernardo Silva është një nga lojtarët më të përfolur të momentit te Mançester Siti. Futbollisti portugez humbi një penallti vendimtare pak ditë më parë. Silva zgjodhi të gjuante në qendër në ekzekutimin e 11 metërshave kundër Realit të Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ideja e tij u kuptua nga portieri kundërshtar, që e priti topin lehtësisht në duart e tij.

Por lojtari i “qytetarëve” ka ditur si ta shlyejë gabimin e tij. Mbrëmjen e sotme ishte pikërisht ai, i cili i siguroi kualifikimin për në finale të Kupës FA Mançester Sitit. Ekipi i drejtuar nga Guardiola ka eliminuar Çelsin me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm u shënua nga Bernardo Silva në minutën e 85. Menjëherë lojari ndjeu ngrohtësinë e tifozëve, të cilët treguan përkrahjen e tyre me brohorima dhe duartrokitje. Silva ka vendosur dorën në zemër si shenjë falenderimi për tifozerinë, e cila nuk e braktisi pas atij gabimi kundër Realit të Madridit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/