“Nuk e di si mbijetuan në fushë, u heq kapelen”, Guardiola i thur elozhe lojtarëve dhe shfryn ndaj Federatës: E papranueshme që luajtëm sot

Manchester City ka mposhtur Chelsea-n në gjysmëfinale të FA Cup me rezultatin 1-0 dhe është kualifikuar në finale. Pavarësisht fitores, Guardiola ka shfryrë kundër Federatës Angleze të Futbollit. Trajneri i “qytetarëve” shprehet se nuk e kupton arsyen përse skuadrës së tij nuk iu lanë më tepër në ditë në dispozicion pas asaj mënyre si u eleminuan nga Champions League pak ditë më parë. Ai i thur elozhe lojtarëve të tij, teksa thekson se është i çuditur se si arritën të mbijetonin në fushë, pavarësisht faktit se lodhja fizike dhe psikologjike ka qenë shumë e madhe për t’u përballuar.

“E papranueshme. Është vërtetë e papranueshme. Chelsea dhe Coventry United nuk luajnë në mesjave dhe ne na lënë të luajmë sot. Të premten e javës tjetër do të ishte më mirë. Të kishim mundësinë të rekuperoheshim. Është e pamundur. Është për shëndetin e lojtarëve. Luajtëm një çerekfinale me Realin e Madridit, mënyra se si ne humbëm… Nuk e kuptoj se si lojtarët e mi mbijetuan sot. E vetmja fuqi që kam është të flas këtu. Nuk ndryshon asgjë.

Pse duhet të luanim sot dhe jo nesër? Do të kishim një ditë pushim, kur Conetry, United-i, Chelsea nuk luajnë në mesjavë. Përse nuk na lanë një ditë më shumë për shëndetin e lojtarëve?! Më thoni se si mundem unë si trajner të përgatis një gjysmëfinale kaq të rëndësishme kundër Chelsea-t që është në momentin më të mirë të sezonit. Është e pamundur. Këta lojtarë janë legjenda. Nuk e kuptoj se si mbijetuan, kështu që u heq kapelen”, ka thënë Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/