Lukas Moura u intervistua pas ndeshjes historike kundër Ajaksit dhe heroi i Totenhemit, shpërtheu në lot kur dëgjoi në koment golin e tretë të tij, që i dha finalen “Gjelave” të Londrës.
Moura shënoi dy gola në harkun kohor të katër minutave (55’, 59’), për të barazuar takimin. Totenhemit i duhej edhe një gol që të kualifikohej dhe me sekondat që po kalonin, shpresat filluan të shuhen. Por ylli brazilian do të ishte sërish protagonist, pasi në sekondin e fundit të ndeshjes, shënoi golin e tretë personal.
Eriksen, mesfushori danez, tha pas ndeshjes që Lukas Mourës duhet t’i bëhet një statujë në stadiumin e Totenhemit, ndërsa vetë braziliani nuk i përmbajti dot lotët, as në përfundim të ndeshjes, as gjatë intervistave pas saj.