Ferhan Hasanit i është dashur të presë, por më në fund ia ka dalë të zhbllokohet në kampionatin e Arabisë Saudite. Ish-sulmuesi i Shkëndijës duke gjetur dy herë rrugën e portës në fitoren 3 – 1 të Al Raed ndaj Al Batin. Hasani ka pasur rol kyç dhe në golin e tretë, duke shërbyer kolegun e tij me një asist.
Sulmuesi 29-vjeçar zhbllokoi takimin në minutën e 9-të me anë të një goditje standarde, ndërsa 17 minuta më vonë, lojtari i përfaqësueses së Maqedonisë do të përfitonte nga një gabim i mbrojtësit të Al Batin për të çuar shifrat në 2 – 0.
Me fitoren e sotme skuadra e trajnerit Besnik Hasi shkon në kuotën e 11 pikëve i largohet përkohësisht zonës së ftohtë.