Pak muaj më parë Aintrahti i Frankfurtit habiti të gjithë duke i marrë Kupën e Gjermanisë Bajernit, në sfidën e fundit të Niko Kovaç si trajner i Frankfurtit, para se të merrte Bajernin.
Sot Kovaç është kthyer në Frankfurt dhe Bajerni ka bërë “kërdinë”, duke fituar 5-0 në finalen e Superkupës gjermane.
Ishte mbrëmja perfekte e Robert Levandovskit, i cili shënoi tregolësh, në minutat 21, 26 e 54.
Në fund të pjesës së parë Humels mund të dilte me karton të kuq, por arbitri e fali dhe Frankfurti nuk u kthye dot në lojë.
Edhe pjesa e dytë ishte një stërvitje bavareze she shënuan edhe Koman e Tiago Alkantara, ndërkohë që doli i dëmtuar Alaba dhe ky ishte problemi i vetëm për Bajernin, që fitoi për herë të tretë rresht Superkupën, si asnjë klub në Gjermani, ndërsa e fitoi trofeun për të shtatën herë.