Vangjeli: Mund të ikja në Selanik, por…

Kristi Vangjeli, mbrojtësi i Skënderbeut, ka folur pas fitores ndaj Laçit, duke u ndalur te e ardhmja e tij, që sot mund të ishte në Selanik… Për Supersport, ai zbuloi: “Qëndrova sepse e dua këtë fanellë dhe këtë qytet. Kam familjen në Selanik dhe mund të kthehesha atje në këtë moshë, por nuk mund të largohesha tani”.

“Ndjesi e bukur ta nisësh sezonin me fitimin e një trofeu. Por, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi sezoni që pritet do të jetë i vështirë dhe duhen respektuar të gjithë kundërshtarët”.

“Është bukur kur fiton me ekipin tënd, një sukses edhe personal por edhe për skuadrën. Duke nisur sezonin e ri me trofe, është diçka pozitive. Shpresojmë të vazhdojmë kështu”.

“Besoj se do vijnë edhe afrime të tjera, dhe do jemi ende një ekip shumë i fortë. Do vazhdojmë të kërkojmë titullin kampion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online