Mërgim Mavraj dhe Ingolshtadi i tij kanë arritur një triumf jetik përballë Hamburgut në transfertë me shifrat 0-3, me mbrojtësin tonë që shijon hakmarrjen e madhe përballë ish-ekipit të tij.
Ingolshtadi e nisi në mënyrë perfekte ndeshjen, teksa kaloi në avantazh pa u mbushur ende çerek ore lojë, me Dani Lezkanon që shënoi golin e parë.
Më pas, në pjesën e dytë, pas një kundërsulmi fantastik, në minutën e 68-të ishte Pledl, i cili çoi në festë ekipin e tij përsëri.
Katër minuta më vonë ishte momenti i Gaus, i cili fundosi akoma më shumë Hamburgun, që tashmë e sheh akoma më larg ngjitjen për në Bundesligë, ndërsa Ingolshtadi sheh dritë në fund të tunelit për të shpëtuar.