VIDEO | Habisin Warriors, Clippers regjistrojnë përmbysjen rekord

Golden State Warriors e ka marrë mesazhin, ndaj Los Angeles Clippers nuk do të jetë edhe aq e lehtë. Seria e raundit të parë të finaleve në “play-off” është barazuar, pasi ndeshja e dytë mes këtyre dy ekipeve u mbyll me rezultatin 131-135. Ndeshja nisi mirë me kampionat në fuqi, të cilët në dy periodat e para dominuan dhe rezultati ishte 73-50.

Më pas Clippers shpërthyen dhe arritën të përmbysnin gjithçka. Kjo përmbysje është edhe një rekord, pasi në fazën “play-off” nuk ndodhte që një skuadër që kishte shënuar 31 pikë më pak ta kthente rezultatin në favor. Në vitin 1989 e kishte vendosur rekordin Los Angeles Lakers, që pasi e kishte parë veten në disavantazh të 29 pikë me Seattle, ia kish dalë të fitonte. Tanimë rekordi është i Clippers.

Për t’u rikthyer te ndeshja, Stephen Curry (29 pikë, 6 asiste, 1 rikuperim) dhe Kevin Durant (21 pikë, 5 asiste, 5 rikuperime) bënë një ndeshje të mirë, por nga ana tjetër mosketierët e Clippers ishin më lart. Lou Williams (36 pikë, 11 asiste, 2 rikuperime), Montrezl Harrell (25 pikë, 2 asiste, 10 rikuperime) dhe Danilo Gallinari (24 pikë, 6 asiste, 4 rikuperime) morë për dore skuadrën e tyre dhe iu gëzuan fitores.

Philadelphia 76ers i është kundërpërgjigjur Brooklyn Nets, duke triumfuar 145-123. Tashmë seria e përballjeve mes tyre barazohet në 1-1. Joel Embiid ishte shënuesi më i mirë, me 23 pikë, ndërkohë që edhe rikuperoi 10 topa. Ben Simmons regjistroi triple-double (18 pikë, 12 asiste, 10 rikuperime) dhe ishte vendimtar me paraqitjen e tij, por një ndihmesë të madhe dhanë edhe Tobias Harris (19 pikë), JJ Redick (17 pikë), Boban Marjanoviç (16 pikë) dhe Mike Scott (15 pikë).

Philadelphia 76ers-Brooklyn Nets 145-123 (1-1)
Golden State Warriors-Los Angeles Clippers 131-135 (1-1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online