VIDEO | Goli më i bukur i muajit, Zvicra zgjedh perlën e shqiptarit!

Goli më i mirë i muajit nëntor në kampionatin zviceran të futbollit është vjen nga një shqiptar. Bastien Toma luan me ekipin e Sionit, është 19 vjeç dhe aktivizohet në rolin e mesfushorit. Me datë 25 nëntor Sioni fitoi kundër Tunit në shtëpi me rezultatin 2-1.

Ndeshja po shkonte drejt barazimit 1-1 (Pajtim Kasami kishte shënuar më parë për Sionin), ndërsa Toma vendosi t’i jepte fitoren ekipit të tij në minutën e 82-të.

Mesfushori shkatërrues lëshoi një të djathtë potente dhe topi përfundoi në trekëndësh, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm. Goli i lojtarit të Zvicrës U21 është përzgjedhur si më i bukuri i muajit nëntor sipas mediave të vendit helvetik.

https://www.facebook.com/teleclubsport/videos/vb.209020055781001/322075558391479/?type=2&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *