Në verën e 2018-ës drejtuesit e klubit të Lajpcig ranë dakord të shpenzonin 15 milionë euro për kartonin e një sulmuesi të talentuar brazilian. Quhej Mateus Kunja, para pak javësh festoi 19-vjetorin e lindjes dhe kishte spikatur me 10 golat e tij në kampionatin zviceran.
Konkurrenca në ekipin e ri rezultoi shumë e lartë, ndërsa përshtatja në një kampionat me kërkesat e Bundesligës solli nuk rezultoi e thjeshtë. Megjithatë, në futboll mjafton një shkëndijë e vetme që situata të ndryshojë për mirë. Për Kunjën, kjo shkëndijë erdhi takimin e kësaj fundjave ndaj Bajer Leverkuzenit.
Cunha. That’s disgusting. Ewww.
pic.twitter.com/hbN1YUdl7k— Das Bundesliga Guy (@BundesligaGuy) April 6, 2019
Braziliani i talentuar u fut në fillim të pjesës së parë ku rezultati ishte 2 – 1 për vendasit. Lajpcig përmbys “aspirinat” në 3 – 2. Më pas Kunja bëhet protagonist me një gol fenomenal që “vulosi” takimin.
I rrëmben kohën mbrojtësit të parë dhe pas kryen një “ruletë” perfekte në kohë rekord. I vetëm përballë portierin tregon një qetësi vrastari dhe shënon golin e dytë në Bundesligë pas gjashtë muajsh pritje. Në Brazil thuhet se disa lojtarë kanë magji në këmbët e tyre, me siguri Kunja është një prej tyre.