VIDEO | Goli apo festimi, cili meriton notë më të lartë?

0

Shënkolli mposhti të shtunën skuadrën e Ilirisë me rezultatin minimal 1-0. Tre pikë të arta për ekipin lezhjan, që iu fal një goli të shënuar nga i riu Kujtim Alcani.

Goli erdhi pas një goditjeje këndi dhe lojtari i Shënkollit me një goditje me kokë e dërgoi topin drejt e në rrjetë. Një gol që për nga vlerat është shumë i rëndësishëm, saqë shoqërohet me një festë të veçantë.

Alcani mori vrull dhe bëri dy salto në ajër, duke dhuruar spektakël. I riu nuk u mjaftoi vetëm me golin e shënuar për skuadrën e  tij, në një ndeshje që luhej pa praninë e publikut.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.