Rekordi i pabesueshëm: derbi i shqiptarëve, ndeshja më “e acartë” në histori

Një derbi për rekord, ai i shqiptarëve në Rusi. Ndeshje e mbyllur në barazim 1-1, ajo e luajtur në Siberi, ndërmjet Enisej-it vendas dhe Akhmat Groznit. Përballje ku askush nga tre lojtarët tanë, Enis Gavazaj te Enisej dhe Bekim Balaj e Bernard Berisha te Akhmati (Odise Roshi vazhdon të mungojë pas operacionit në gju), nuk arriti të ishte protagonist për ekipin e tij.

Megjithatë, sfida është nga ato që do të mbahet mënd gjatë. Ndeshja në Krasnojarsk, u luajt në temperaturën -14,9 gradë celcius. Kjo e bën ndeshjen më të acartë të futbollit, që është luajtur ndonjëherë në historinë e këtij sporti. Një rekord i pabesueshëm.

Të pranishëm në stadium ishin thuajse dymijë spektatorë. Lojtarët dhe arbitrat në fushë mbanin doreza, kapuçë dhe veshje termike, për të ruajtur temperaturën e trupit. Gavazaj qëndroi gjatë gjithë kohës në stol te Enisej, ndërsa te Akhmati, Berisha luajti nga minuta e 70-të dhe Balaj vetëm në fundin e takimit.

Në fund të ndeshjes, trajneri i tyre, Rakhimhov, u ankua për kushtet në të cilat u zhvillua kjo përballje. “Lojtarët e mi rrezikuan bronko-pneumoninë, por ky fakt nuk i intereson askujt. Pav arësisht nga rezultati, nuk duhej të kishim luajtur në kushte të tilla”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online