Shënkolli mposhti të shtunën skuadrën e Ilirisë me rezultatin minimal 1-0. Tre pikë të arta për ekipin lezhjan, që iu fal një goli të shënuar nga i riu Kujtim Alcani.
Goli erdhi pas një goditjeje këndi dhe lojtari i Shënkollit me një goditje me kokë e dërgoi topin drejt e në rrjetë. Një gol që për nga vlerat është shumë i rëndësishëm, saqë shoqërohet me një festë të veçantë.
Alcani mori vrull dhe bëri dy salto në ajër, duke dhuruar spektakël. I riu nuk u mjaftoi vetëm me golin e shënuar për skuadrën e tij, në një ndeshje që luhej pa praninë e publikut.
https://www.instagram.com/p/Bq5EI4FiGzL/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=1w9b8udnf4uja