VIDEO | Gola shqiptarësh në Zvicër, shënojnë Lenjani dhe Kololli

Emir Lenjani ka rritur të gjejë golin e parë me Sionin në kampionat në këtë sezon. 29-vjeçari i kombëtares kuqezi ka shënuar golin e avantazhit të përkohshëm në ndeshjen përballë Ksamaksit në minutën e 29-të.

Bastian Toma, një tjetër shqiptar i Sionit, dhuroi një pasim fantastik për Lenjanin, i cili nuk gaboi para portë, duke mposhtur portierin kundërshtar.

Një tjetër shqiptar ka shënuar për ekipin e Zyrihut në sfidën përballë ekipit të Tunit. Benjamin Kololli ka shënuar një dygolësh në minutat e 29-të dhe të 57-të të takimit.

Mesfushori i Kosovës ka kryer një lëvizje të bukur në zonë dhe pasi shmang bukur një mbrojtës, ka goditur duke shënuar golin e parë në kampionat. 26-vjeçari ka marrë një karton të verdhë në minutën e 50-të të ndeshjes, ndërsa gjashtë minuta më pas ka arritur të shënojë golin e dytë personal. Kololli ka shfrytëzuar një pasim të Odoi dhe ka mposhtur portierin e Tunit për të dytën herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *