VIDEO | Gola dhe spektakël, El Sharaui dërgon Romën në zonën Champions

Roma e nisi vitin e ri me fitore në kampionat, duke mposhtur Torinon me rezultatin 3-2. Ndeshje e bukur në “Olimpico”, pesë gola të shënuar, ndërsa Stefan El Sharaui ishte heroi i vendasve me golin e shënuar 17 minuta përpara fundit të ndeshjes.

Pjesa e parë foli për Romën, që shënoi dy gola me anë të Zaniolos dhe Kolarov. Talenti italian hapi serinë e golave në 15’, ndërsa serbi dyfishoi shifrat me anë të një penalltie të fituar nga El Sharaui.

U duk se djemtë e Di Françeskos e siguruan lehtësisht fitoren, por ekipi granata reagoi në pjesën e dytë. Rinkon shkurtoi shifrat me anë të një goditje të bukur në 51’, ndërsa Ansaldi shënoi një gol shumë të bukur në 67’, duke vendosur heshtjen në stadium.

Megjithatë, Roma gjeti forca për të reaguar dhe El Sharaui shënoi golin e fitores në 73’, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e katërt. Ndeshja nuk pati më gola, ndërsa Ynder Xhengiz u largua nga fusha i dëmtuar.

Roma-Torino 3-2
(Zaniolo 15’, Kolarov (pen) 34’, El Sharaui 73’ / Rinkon 51’, Ansaldi 67’)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online