VIDEO/ Gol për mos t’i besuar syve, Kimish i jep Bajernit të Mynihut trofeun e 5-të

Bajerni i Mynihut është një makineri perfekte, e cila shtyp çdo kundërshtar që kundërshtar që sheh përpara. Oreksi për bavarezët vjen duke ngrënë dhe 4 trofetë e fituar në pak muaj duket se nuk e kanë ngopur aspak. Mbrëmjen e sotme djemtë e Hansi Flik kanë vënë dorën edhe në Kupën e 5-të, dhuratë të cilan ua fali Xhoshua Kimish.

Superkupa e Gjermanisë mes Borusias së Dortmundit dhe Bajernit të Mynihut përfundoi me shifrat 3-2 për kampionët në fuqi të Bundesligës. Gjithçka u vendos në minutën e 82-të nga një gol që ishte për të mos u besuar syve. Portieri kundërshtar pret goditjen e parë të Kimish, por topi kthehet sërish te ky i fundit, i cili tund rrjetën edhe pse i shtrirë përtokë në një pozicion ku vetëm gjuajta nuk mund të imagjinohej. Aksident apo jo? Kjo nuk ka më rëndësi, pasi sidoqoftë në fund mbart vlerën e një trofeu në duart e Bajernit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online