I çuditshmi Murinjo, jeton në hotel prej 825 ditësh

0

Zhoze Murinjo nuk është në pozita aspak komode tek Mançester Junajtid, pasi e ardhmja e tij në krye të “djajve të kuq” është në fije të perit. Gjithsesi, edhe nëse do të ndodhë që aventurës së tij t’i vij fundi, portugezi do të ketë një siklet më pak, kjo për shkak se nuk do i nevojitet që të shesë shtëpinë, pasi nuk e ka një të tillë.

Edhe pse Murinjo qëndron prej tre vitesh në Mançester, ai ka preferuar që të qëndrojë në një hotel luksoz, i cili ka çmime mjaft të kripura. Duke u bazuar në çmimet e hotelit ku trajneri i Junajtid qëndron ai deri më tani duhet të ketë shpenzuar diku tek 500.000 paund, pasi ka kaluar 825 net në këtë hotel.

Një zgjedhje e çuditshme, pasi ai ka kontratë deri në vitin 2020 dhe nëse do të qëndrojë shpenzimet do të vijojnë të rriten. Një pjesë e madhe e atyre që kanë plane afatgjata, aq me tepër në “botën” e futboll preferojnë që të blejnë një shtëpi, por Murinjo nuk është si të tjerët.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.