Senegali ka mposhtur 1-0 kombëtaren e Beninit në çerekfinalen e Kupës së Afrikës, duke prerë e para një biletë për në gjysmëfinalet e këtij turneu. Goli është shënuar nga lojtari i Evertonit, Idrisa Gana Gueje, i cili është asistuar nga ylli i Liverpulit, Sadio Mane.
Senegalezët bënë një ndeshje shumë të mirë, dominuan takimin dhe gjetën golin në minutat e para të pjesës së dytë. Mane bën gjithçka mirë, driblon thuajse të gjithë mbrojtjen kundërshtare dhe topi mbërrin te këmbët e Gueje, i cili vrapon fuqishëm në hyrje të zonës.
Mesfushori i Evertonit arrin të mposhtë portierin kundërshtar dhe i jep fitoren Senegalit, që pret tashmë të mësojë kundërshtarin në gjysmëfinale.
Kupa e Afrikës, çerekfinale
Senegal – Benin 1-0
Gueje 69’