VIDEO/ Goditjet në merkato nuk i japin rezultatin, Egnatia mposht Dinamon me një penallti në minutat e fundit

Dinamo dhe Egnatia kanë matur forcat në një test miqësor ditën e sotme. Dy ekipet e ngjitura rishtazi në Superiore po përgatiten për sezonin e ri në elitë, ku dëshirojnë të lënë gjurmë menjëherë. Nëndetësja blu ka qenë mjaft aktive në merkato duke realizuar disa goditje të mëdha, por që në fushën e lojës nuk arritën t’i jepnin ekipit rezultatin.

Egnatia ka siguruar fitoren në minutat e fundit. Arbitri ka akorduar një 11 metërsh, i cili është kthyer më pas në gol. Skuadra nga Rrogozhina merr kështu sinjale pozitive përpara fillimit të kampionatit, i cili këtë sezon duket se do të jetë edhe më i luftuar me konkurencën e shtuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online