Nga Serie C në shkëlqimin mes Shqipërisë dhe Turqisë, prestigjozja italiane tregon si Partizani rilindi Ekubanin

Caleb Ekuban ka mbërritur në majën më të lartë të karrierës së tij. Rruga nuk ka qenë e lehtë për të, por të gjitha përpjekjet dhe mundimet janë shpërblyer me një kontratë 3-vjeçare me Genoan në Serie A. Prestigjozja italiane “La Gazzetta dello Sport“ i dedikon një shkrim 27-vjeçarit, ku njeh të gjithë lexuesit se si Partizani ishte trampolina e duhur për të kapërcyer në vëmendjen e skuadrave europiane.

Ekuban e ka nisur karrierën e tij me Sudtirolin, ndërsa në hapat e parë ka përjetuar menjëherë racizmin në përballjen kundër Materas. Në vitet e para sulmuesi me i ri i Genoas endet mes ekipeve në Serie C, ku nuk mundet të lërë shenjë, duke mos e kaluar asnjëherë shifrën e 4 golave.

Në këtë moment, Ekuban bën lëvizjen e duhur në karrierë dhe zgjedh të lërë Italinë. Në vitin 2016 lojtari ganez zbarkon në Tiranë për të veshur fanellën e Partizanit. E këtu ndryshin gjithçka në rrugëtimin e tij. Me “demat e kuq“ 27-vjeçari rilind dhe shpërthen me 17 gola të shënuar, si dhe provon për herë të parë të luajë në Kupat e Europës.

Mjafton ky sezon mjaft pozitiv që të bjerë në radarët e Leeds, që ble kartonin e tij për ta bërë pjesë të Championship-it anglez. Dëmtimet nuk e lënë të qetë dhe më pas vjen kalimi në Turqi, atje ku me Trabzonsporin kthehet në një nga elementet kyç, me të cilët përjeton magjinë e Europës dhe trofeun e Kupës dhe Superkupës turke.

Me përkushtimin dhe dëshirën e treguar ëndrra e Caleb Ekuban përbmushet. Në edicionin 2021-2022 vjen edhe sezoni i parë për të në Serie A. Genoa beson te cilësitë e ish-sulmuesit të Partizanit, që ka dëshmuar me paraqitjet në Shqipëri dhe Turqi se mund të jetë një lojtar i rëndësishëm në repartin e sulmit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online