“Pres një Teuta ndryshe”! Trajneri i Shamrock nuk do vetëm kualifikim me llogaritje: Nuk ka justifikime, kemi planin e fitores

Shamrock arriti që të fitonte ndaj Teutës me shifrat 1-0 falë një goli që u realizua në minutat e fundit të takimit. Ekipi irlandez do të luajë ndeshjen e kthimit në transfertë, por trajneri Stephen Bradley nuk bën llogari për barazimin në këtë sfidë. Gjatë fjalimit të tij përpara ndeshjes që do të luhet në mbrëmjen e nesërme, Bradley tregon se ka përgatitur planin për ta fituar edhe përballjen e kthimit.

“Ishte bukur kur fitoje në minutën e fundit. Ne padyshim po bënim presion dhe humbëm disa raste. Portieri i tyre bëri disa pritje të shkëlqyera. Pra, ishte e rëndësishme që morëm fitoren dhe fatmirësisht ia dolëm. Ne fluturuam të martën drejt Shqipërisë dhe në fakt nuk e kemi parë ende fushën ku do luajmë sepse po qëndrojmë shumë larg. Ne do stërvitemi këtë mbrëmje, kështu që do të shkojmë atje dhe do të përshtatemi me të.

Këtu është shumë nxehtë, por do të jemi mirë. Tani nuk ka vend për justifikime. Ne do ta menaxhojmë si duhet situatën dhe do të shkojmë me plan loje për të fituar ndeshjen. A pres një Teuta ndryshe? Po, sepse kur shikoni të gjitha ndeshjet e tyre në shtëpi ata kanë dalë dhe kanë luajtur dhe kanë treguar se kanë lojtarë vërtet të mirë. Unë mendoj se nesër mbrëma nuk do të jetë ndryshe. Ata do të vijnë dhe do të luajnë, dhe unë mendoj se ne do të shohim një lojë krejtësisht të ndryshme prej tyre. Duhet të jemi gati për këtë”, tha Bradley. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online